Haziri nënshkruan marrëveshje me “Help”, përfitojnë 40 biznese

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën gjermane “Help”, në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të sektorit të mikrobiznesit në Kosovë”, i financuar nga qeveria gjermane. Në këtë projekt, që ka vlerën 121 mijë euro, Komuna e Gjilanit participon me 16 mijë euro.

Kryetari Haziri, me të nënshkruar këtë marrëveshje, ka falënderuar organizatën “Help” dhe qeverinë gjermane për mbështetjen në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ndërmarrjeve të vogla, që përkthehet me rritje të punësimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Haziri tha se ndjehet shumë i lumtur që është arritur kjo marrëveshje bashkëpunimi, nga e cila do të përfitojnë 40 biznese gjilanase.

Nga ana e saj, Shqipe Breznica, koordinatore e projektit, është shprehur se do të mbështeten 40 biznese në synimet për të filluar zhvillimin e tyre, që përfshihen donacione të pajisjeve në vlerë prej 2000 euro, pastaj organizim i biznesit dhe trajnimet profesionale sipas nevojave të klientit, sikurse edhe do të bëhet monitorimi i bizneseve të mbështetura.

“Bizneset e reja, bizneset e vogla ekzistuese që kanë nevojë për ndihmë shtesë, gra të papuna, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara, grupeve të komuniteteve dhe kategoritë me më pak mundësi të punësimit do t’u jepet konsideratë e veçantë në realizueshmërinë e ideve të sygjeruara të biznbesit”, tha Breznica.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 121 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit participon me 16 mijë euro.

http://kk.rks-gov.net/gjilan/News/Haziri-nenshkruan-marreveshje-me–Help%E2%80%9D,-perfitojn.aspx